PËRJETËSOJ kal.

  • 1. Bëj që të ruhet përgjithnjë një gjendje a diçka tjetër. Donin të përjetësonin sundimin (pushtimin, sistemin kapitalist, shfrytëzimin e masave).
  • 2. E bëj që të kujtohet brez pas brezi, e bëj të rrojë në shekuj e të mos harrohet kurrë. Përjetësojmë kujtimin e luftëtarëve për liri. Përjetësojmë ngjarjet historike (dëshmorët, njerëzit e shquar) me përmendore (me pllaka përkujtimore, me buste).