përjetshëm
PËRJETSHËM mb.
- 1. filoz. Që nuk ka as fillim as mbarim në kohë; kund. i përkohshëm. Lëvizja e përjetshme e materies. Natyra (bota) është e përjetshme.
- 2. Që nuk varet nga koha; që nuk u nënshtrohet ndryshimeve të kohës dhe s'ka mbarim, i amshuar (sipas filozofisë idealiste dhe paragjykimeve fetare). I mashtronin njerëzit duke u premtuar lumturinë e përjetshme (përtej varrit).
- 3. Që kujtohet brez pas brezi e për shekuj me radhë; që ruhet përgjithmonë si diçka shumë e çmueshme dhe e shenjtë, që ruhet për jetë të jetëve. Monument i përjetshëm. Kujtimi i përjetshëm i heronjve. Lavdi të përjetshme dëshmorëve!
- 4. Që zgjat sa gjithë jeta e njeriut. Dëbim (internim) i përjetshëm. Burgim i përjetshëm.
- 5. Që rron a ruhet për jetë, që nuk shkrin, nuk prishet etj. Akuj të përjetshëm. Dëborë e përjetshme.
- 6. Që bëhet vazhdimisht e pa ndërprerje, që s'pushon kurrë. Me ankime (me lutje) të përjetshme.
- Gjumi i përjetshëm (i madh) euf. shih te GJUM/Ë, ~I