PËRKËDHELËS mb.

  • 1. Që përkëdhel, që bën përkëdheljen, që ledhaton, ledhatues. Dora përkëdhelëse e nënës.
  • 2. fig. Që shpreh dashuri a dashamirësi; që shpreh ëmbëlsi e butësi; i këndshëm, i pëlqyeshëm; ledhatues. Shikim (vështrim) përkëdhelës. Sy përkëdhelës. Fjalë të ngrohta e përkëdhelëse.
  • 3. fig. Tepër i butë e zemërgjerë. Kritikë përkëdhelëse.
  • 4. gjuh. Që ka një ngjyrim zbutës e mirëdashës; që me trajtën e vet shpreh përkëdhelje a zbunim. Me ngjyrim përkëdhelës e zvogëlues. Emër përkëdhelës. Fjalë përkëdhelëse. Prapashtesë përkëdhelëse.