PËRKËMB kal.

  • 1. E ndihmoj dikë që të rritet, të hedhë shtat e të fillojë të ecë me këmbët e veta; rrit (në moshën e fëmijërisë). E përkëmbi e ëma. E përkëmbi dhe e mësoi.
  • 2. fig. E ndihmoj dikë të marrë veten pas një sëmundjeje ose të dalë nga një gjendje e vështirë ekonomike etj., mëkëmb, rimëkëmb.