përkëmbem
PËRKËMBEM vetv.
- 1. Rritem, hedh shtat dhe filloj të eci vetë; bëhem i zoti i vetes, i aftë për punë etj. S'është përkëmbur ende. Sapo është përkëmbur djali.
- 2. fig. E marr veten përsëri, përmirësohem pas një sëmundjeje ose dal nga një gjendje e vështirë ekonomike etj., mëkëmbem, rimëkëmbem. U përkëmb pas etheve (pas plagosjes). I prishi lufta, po u përkëmbën shpejt.