përkatësi
PËRKATËSI f.
- 1. Të qenët pjesë përbërëse e diçkaje; të qenët si anëtar ose si pjesëtar i një klase a grupi shoqëror ose i një kategorie, i një organizate etj. Përkatësia kombëtare (etnike). Përkatësia shoqërore (klasore).
- 2. E drejta dhe detyra për të bërë diçka, për të zgjidhur një çështje etj. Sipas përkatësisë.