PËRKOJ jokal.

  • 1. vet. veta III. Ka gjëra të njëjta a të përbashkëta me diçka tjetër, përputhet, pajtohet. Kufij shtetërorë që nuk përkojnë me kufijtë gjuhësorë. Thëniet e tyre përkojnë. Datat e dokumenteve përkonin. Përkon me të vërtetën. Fjalët të përkojnë me veprat.
  • 2. vet. veta III. Ndodh në të njëjtën kohë me diçka tjetër, bie në po atë kohë, takon. Përvjetori përkonte me ngjarje të rëndësishme politike.
  • 3. Kam tipare, cilësi të njëjta a të afërta me dikë, ngjaj me të; pajtohem me dikë në mendime etj.; shkoj. Përkojmë në mendime. Përkonin mirë njëri me tjetrin.
  • 4. vet. veta III mat. Është e barabartë me një madhësi tjetër; mbulon plotësisht një tjetër. Madhësi që përkojnë.
  • 5. vet. veta III gjuh. Përshtatet. Përkon në numër, gjini e rasë me emrin me të cilin lidhet.