përkrahës
PËRKRAHËS m.
- 1. Ai që mbron e ndihmon dikë në rrethana të ndryshme, i gjendet pranë kur ka nevojë a kur është në gjendje të vështirë, ai që i bëhet krah dikujt; ai që mban anën e dikujt, e mbështet, bëhet me të dhe i del krah. Kishin shumë përkrahës.
- 2. Ai që mbështet e përkrah mendimin, pikëpamjet, veprimet etj. të dikujt; ithtar, pasues; kund. kundërshtar; kundërshtues. Përkrahës i flaktë (i zjarrtë, i vendosur). Përkrahësit e materializmit. Përkrahës i vendosur i një çështjeje të drejtë.