PËRKTHEJ kal.

  • 1. Kthej me shkrim a me gojë diçka nga një gjuhë në një gjuhë tjetër, duke e ruajtur tërësisht kuptimin e fjalëve e të frazave, e shpreh me fjalët e një gjuhë tjetër atë që është shkruar ose që është thënë, duke i ruajtur plotësisht përmbajtjen. Përkthej një roman (një vjershë). Përkthej nga anglishtja (nga frëngjishtja, nga rusishtja). Përkthej nga shqipja në italisht. Përkthen lirisht. E përktheu fjalë për fjalë. Përkthej me gojë (me shkrim).
  • 2. E kthej diçka në anë të ndryshme për ta parë më mirë etj., e rrotulloj, e vërtit. E ktheu dhe e përktheu nga çdo anë.