përkujdesem
PËRKUJDESEM vetv. përf.
- 1. Ndihmoj dikë që është më i vogël në moshë, që është i pafuqishëm a që ka nevojë për ndonjë shërbim, kujdesem vazhdimisht për të. Përkujdesem për fëmijët. Përkujdesej për të sëmurin (për të plagosurin). Përkujdesen për gjënë e gjallë.
- 2. Tregoj vëmendje e përpiqem për dikë a për diçka, shqetësohem e përpiqem për mbarëvajtjen e një pune a të diçkaje, tregoj kujdes të vijueshëm e të gjithanshëm që të shkojë mirë. Përkujdesen për shëndetin e popullit. Përkujdesemi për përparimin e vendit.