përkul
PËRKUL kal.
- 1. I jap trajtën e një harku diçkaje të drejtë, e bëj si hark, e lakoj; ep. Përkul një shufër (një thupër). Mos e përkul pemën!
- 2. E kthej a e lakoj sa të formojë një hark ose një kënd, përthyej. Përkul krahun (gjunjët). Përkul trupin (mesin, belin).
- 3. E ul poshtë diçka, e lëshoj në drejtimin nga toka, var. Përkul kakën. Përkul flamurin në shenjë nderimi për dëshmorët.
- 4. fig. E bëj që të mposhtet, të më bëjë lëshim a t'i nënshtrohet vullnetit tim, e gjunjëzoj, e thyej. Nuk e përkulën dot popullin tonë. S'e përkulin vështirësitë.
- Nuk e përkul (nuk e kërrus, nuk e ul) kurrizin (shpinën) edhe poh. shih te KËRRUS. Përkule (ule) mesin! shih te MES,~I.