PËRKUNDREJT

I. ndajf. Në vendin përpara dikujt a diçkaje; me fytyrë në drejtim të dikujt a diçkaje; përballë; ballë për ballë. Në bregun përkundrejt. Mali që ndodhet përkundrejt.


II. parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore për të treguar se dikush a diçka gjendet a lëviz përballë një frymori a sendi (me kuptimin «në drejtim të... » «me fytyrë nga ... »). Përkundrejt shtëpisë sime. U ul përkundrejt shokut.