PËRLESHEM vetv.

  • 1. Zihem fytafyt me dikë, kapem e ndeshem keq me dikë, përfytem, kacafytem. U përleshën keq. U përleshën kalamajtë.
  • 2. Hyj në luftë me dikë, bëj luftë të hapur e të vendosur, luftoj për jetë a për vdekje me një armik; përfytem, kacafytem. U përleshën ashpër (trup me trup). U përleshëm me armë. U përleshën me forca të mëdha të armikut.
  • 3. fig. Luftoj me vendosmëri e me guxim për të mposhtur një pengesë a vështirësi, për të shpartalluar një ideologji të huaj etj. Përleshem me guxim me vështirësitë (me thatësirën, me kushtet e këqija atmosferike). Përlesheshin me kënetën.