PËRLIGJ kal.

  • 1. E nxjerr dikë të pafajshëm a pa përgjegjësi për diçka, vërtetoj se dikush ka vepruar me të drejtë a i shtyrë nga ndonjë shkak i pranueshëm; e arsyetoj, e justifikoj. Askush s'mund ta përligjë atë njeri.
  • 2. Bëj përpjekje për ta paraqitur diçka të keqe si të mirë, të drejtë e të arsyeshme, e mbroj diçka, e quaj të drejtë. Përligj gabimin (të metat). Përligjin agresionin (luftërat grabitqare). Përligjnin skllavërinë e gruas.
  • 3. Provoj se jam i denjë për diçka ose se e meritoj plotësisht diçka, i përgjigjem mirë një detyre që më kanë ngarkuar. E përligji plotësisht besimin e popullit. E përligj përgjegjësinë që i kanë dhënë.
  • 4. vet. veta III. Është në përputhje a në pajtim me diçka, del në mënyrë të ligjshme prej saj, i përgjigjet diçkaje. Brendia nuk e përligjte titullin e veprës.
  • 5. vjet. Shpërblej, shpaguaj; marr hakun për diçka. Përligjnin gjakun.