përmbahem
PËRMBAHEM vetv.
- 1. E mbaj veten, e zotëroj veten e nuk i shpreh ndjenjat (sidomos zemërimin, inatin etj); nuk nxitohem, nuk rrëmbehem, nuk ngutem, e përmbaj veten. S'përmbahej dot nga zemërimi (nga gëzimi). U përmbajt fort.
- 2. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). I qëndroj besnik një çështjeje, një ideje, një ideali etj.; veproj e sillem në përputhje me disa rregulla e norma të caktuara, nuk luaj prej tyre. U përmbahemi parimeve të marksizmit. Iu përmbajt marrëveshjes. I përmbahen kontratës. I përmbahen standardit shtetëror.
- 3. vet. veta III. Përfshihet, është. Thirrja që përmbahet në komunikatë. Të dhënat që përmbahen në raport.
- 4. vjet. Mbahem në këmbë, jetoj. Përmbahet mirë në pleqëri.
- 5. Pës. e PËRMBAJ 1,2,6.