përmbledhës
PËRMBLEDHËS m.
- 1. shih PËRMBLEDHJ/E,~A 2. Përmbledhës arkeologjik. Përmbledhës i etnografisë shqiptare.
- 2. Ai që paraqet në mënyrë të përmbledhur përmbajtjen e një shkrimi etj.; ai që bën përmbledhjen e disa artikujve, studimeve, krijimeve letrare, dokumenteve etj. në një vëllim të vetëm. Emri i përmbledhësit të librit.
PËRMBLEDHËS mb.
- 1. Që e paraqet diçka shkurt e në vijat themelore; që nuk përfshin hollësitë, që e jep në mënyrë të përmbledhur përmbajtjen e një libri etj. Artikull përmbledhës. Mësim përmbledhës. Shënime përmbledhëse. Në mënyrë përmbledhëse.
- 2. Që del nga grumbullimi i të dhënave të ndryshme; që pasqyron në mënyrë të përmbledhur të dhëna të ndryshme të grumbulluara andej-këtej. Pasqyrë përmbledhëse. Plani përmbledhës i shpenzimeve.
- 3. gjuh. Që shënon një grup qeniesh a sendesh të një lloji, të cilat paraqiten si një tërësi e vetme. Emër përmbledhës (p.sh. djalëri, grari, fshatarësi etj.). Ka kuptim përmbledhës.