PËRMBLIDHEM vetv.

  • 1. përf. Bëhem kruspull, strukem, mblidhem. U përmblodh nga frika. U përmblodh në fund të çerdhes (të shtrofullës).
  • 2. E marr veten në dorë pas një hutimi të çastit, e përmbledh veten. E humbi për një çast, por pastaj u përmblodh.
  • 3. Përqendroj forcat, vëmendjen etj. kur jam përpara një rreziku, para një pune të vështirë etj., që duhet ta kapërcej me guxim ose t'i dal mbanë; i përvishem, i futem me të gjitha forcat diçkaje. U përmblodhën para sulmit. Përmblidhiu punës! U përmblodh e mori hov.
  • 4. Bëhem i përmbajtur e i rregullt në jetë, shtrohem, mblidhem. Që kur u martua, u përmblodh. S'përmblidhej ai djalë.
  • 5. vet. veta III. Bën pjesë diku, përfshihet. Këto fshatra përmblidhen në rrethin e Tepelenës.
  • 6. Pës. e PËRMBLEDH 1,3,4,7.