përmend
PËRMEND kal.
- 1. Zë në gojë dikë a diçka zakonisht gjatë një bisede; flas kalimthi për diçka (për një ngjarje, një punë etj.), prek shkurt, cek; vë në dukje një dukuri, një ngjarje etj. në një bisedë, në një shkrim etj. Përmend emrin e dikujt. Përmendi disa ngjarje të hershme. Përmend disa shkrimtarë të njohur. Siç e përmenda më lart...
- 2. I them, i kujtoj dikujt diçka, ia zë në gojë. Mos ia përmend fare!
- 3. Zgjoj dikë që e ka zënë një gjumë i rëndë dhe nuk vjen dot ndër mend; sjell në vete dikë që i ka rënë të fikët ose që ka humbur ndjenjat. E përmendi me ujë të ftohtë. E përmendi zilja e telefonit.