përmendore
Shqip
redaktoniEmër
redaktonipërmendore I f.
- Vepër arkitekture ose skulpturë e ngritur në një vend për të përjetësuar kujtimin e një ngjarjeje historike a të një njeriu të shquar, monument. Përmendore madhështore. Përmendorja e Skënderbeut. I ngritën një përmendore.
- Ndërtim a shkrim me rëndësi të veçantë historike a me vlerë kulturore, që ruhet si dëshmi e së kaluarës së një populli. Përmendore historike. Përmendore e vjetër e shkrimit shqip. Përmendore kulture. Mbishkrimet e përmendoreve.
- fig. Vepër e shquar e me rëndësi të madhe që kujtohet brez pas brezi; vepër letrare me përmbajtje të thellë e me formë të përsosur. Mbeti përmendore e përjetshme. Poema «Bagëti e bujqësi» është përmendore e pavdekshme.
PËRMENDORE II f. dipl. vjet.
- Përkujtesë.