PËRMES


I. ndajf.

  • 1. Nga njëra anë e një hapësirë tek ana përballë, duke kaluar në mes të saj (zakonisht në vijë të drejtë); nëpërmes të diçkaje, nëpër të; tejpërtej diçkaje. I ra fshatit (arës, pyllit) përmes. I ranë lumit (liqenit, kënetës, detit) përmes. E çanë murin përmes.
  • 2. Në gjysmë të diçkaje, pa e përfunduar diçka, në mes. Ia la (ia preu) fjalën përmes.


II. parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore që shënon:

  • 1. Vendin, mjedisin ose sendin, në mes të të cilit kalon dikush a diçka. Përmes fushës (orës). Përmes turmës. Kaluam përmes shkurreve.
  • 2. fig. Gjendjen, dukurinë a ngjarjen, nëpër të cilën kalon dikush. Përmes të ftohtit. Përmes dimrit të egër. Përmes valëve të jetës. Përmes betejave legjendare.
  • 3. Mjetin a mënyrën që shërben për të arritur diçka; nëpërmjet. Përmes punës. Përmes kalitjes. Përmes një humori të hollë.