përmiell
PËRMIELL kal.
- 1. E bëj me miell dikë a diçka, e mbuloj me një cipë mielli, i hedh miell përsipër. Përmielli rrobat. Përmiellin petët.
- 2. fig. Bëj që diçka të zbardhet e të duket sikur i ka rënë miell përsipër; thinj. Pleqëria ia kishte përmiellur flokët (vetullat).