PËRMIRËSIM m.

  • 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve PËRMIRËSOJ, PËRMIRËSOHEM. Përmirësimi i kohës. Përmirësimi i shëndetit. Përmirësimi i marrëdhënieve. Përmirësimi i kushteve të punës (të jetesës). Është në përmirësim.
  • 2. Tërësia e ndërtimeve, e ndreqjeve dhe e punëve të tjera që kryhen për ta bërë diçka më të mirë e për t'i rritur vlerën; diçka që e rrit cilësinë e një prodhimi ose nivelin e një shkrimi, të një studimi etj.; ajo që ndihmon për ngritjen e nivelit dhe të cilësisë a që krijon kushtet më të mira për diçka. Përmirësime të pjesshme (të shumta). Përmirësime të dukshme (të mëdha). Përmirësimet e nevojshme. Përmirësimi ujor i fushave (i Myzeqesë). I ka bërë mjaft përmirësime. Kohët e fundit ka bërë përmirësime.