përmirësohem
PËRMIRËSOHEM vetv.
- 1. E marr mirë veten pas një sëmundjeje, nis të më kthehet shëndeti, bëhem më mirë nga shëndeti; kund. keqësohem. U përmirësua në klimën malore. U përmirësua pas operacionit.
- 2. vet. veta III. Bëhet më mirë se ç'ishte; rregullohet. Janë përmirësuar kushtet e jetesës (e punës). Përmirësohet jeta. Shëndeti iu përmirësua. U përmirësua koha. Janë përmirësuar marrëdhëniet.
- 3. Pës. e PËRMIRËSOJ.