PËRNGJITJE f. gjuh.

  • Bashkimi i dy a më shumë fjalëve të veçanta dhe formimi i një fjale të vetme, si rrjedhim i përdorimit të tyre të gjatë pranë njëra-tjetrës; mënyrë fjalëformimi, me anë të së cilës formohen fjalë të reja nga shkrirja në një njësi të vetme e dy a më shumë fjalëve që përdoren gjatë pranë njëra-tjetrës; fjalë e formuar me këtë mënyrë, fjalë e përngjitur (p.sh. ndonjëherë, menjëherë, atëherë, dymbëdhjetë, tungjatjeta etj.). Përbërja dhe përngjitja. Përngjitjet në gjuhën shqipe. Ndajfolja «kurdoherë» është formuar nga përngjitja e fjalëve «kur», «do» dhe «herë».