PËRNJËHERË ndajf.

  • 1. Në atë çast, aty për aty, menjëherë, në të njëjtën kohë; fill pas diçkaje. U zhdukën përnjëherë. U mblodhën përnjëherë sa i thirrën. Bërtitën përnjëherë. Pas mbledhjes, përnjëherë u nisën.
  • 2. Në të njëjtën kohë, njëkohësisht. Erdhën të dy përnjëherë. I rrëmbeu përnjëherë me të dy krahët.
  • 3. Me një hov; shpejt e shpejt, me rrëmbim, menjëherë. U ngrit përnjëherë. Iku përnjëherë.