përpëlitem
PËRPËLITEM vetv.
- 1. Lëviz a përpiqem shumë sa andej e këtej, sillem vazhdimisht herë nga njëra anë, herë nga ana tjetër nga një dhembje, nga një shqetësim i fortë a nga diçka tjetër që më mundon shumë. Përpëlitej i sëmuri. Përpëlitet në shtrat nga dhembjet. Përpëlitej në grahmat e vdekjes. Përpëlitet si peshku në zall. Përpëlitej zogu i rënë nga foleja.
- 2. fig. kryes. keq. Vuaj shumë; bëj përpjekje të mëdha e në shumë drejtime për të shpëtuar nga një rrezik, për të dalë nga një gjendje e vështirë a për të gjetur një rrugëdalje. Përpëliten në darën e një krize të rëndë.
- Përpëlitet (cëritet) si petulla në tigan shih te PETULL,~A. Përpëlitet (është) në shtratin e vdekjes shih te VDEKJ/E,~A.