PËRPËLITJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRPËLIT, PËRPËLITEM. Përpëlitjet e qepallave. Përpëlitja e krahëve (të shpendit).
  • 2. Lëvizje të shpejta e të përsëritura dridhëse të të gjithë trupit ose të një pjese të tij; lëvizje e rrotullime të shpeshta të trupit për t'u qetësuar nga një dhembje etj. Përpëlitjet e të sëmurit. Përpëlitjet e bishës së plagosur.
  • 3. fig. kryes. keq. Përpjekje të ethshme që bën dikush për të shpëtuar nga një rrezik, për të dalë nga një gjendje e vështirë a për të gjetur një rrugëdalje çfarëdo. Përpëlitjet e fundit të klasave shfrytëzuese (të kolonializmit).