PËRPARIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes PËRPAROJ. Përparimi i ushtrisë. Përparimi i sëmundjes. Përparimi i industrisë (i teknikës).
  • 2. kryes. Ato që arrihen kur dikush ecën përpara, kur diçka zhvillohet e përsoset në një drejtim të caktuar ose kalon nga një shkallë më e ulët në një shkallë më të lartë zhvillimi, qytetërimi etj.; shkalla a niveli që arrihet nga zhvillimi i mëtejshëm, nga përsosja e diçkaje etj.; kund. prapambetje. Përparime të mëdha. Përparime sasiore (cilësore). Përparimet në bujqësi (në industri). Ka bërë përparime të dukshme.