përparimtar
PËRPARIMTAR mb.
- 1. Që përkrah zhvillimin, ecjen përpara të shoqërisë, ngritjen e nivelit politik, ekonomik e kulturor të masave etj.; që mendon, përpiqet e lufton për zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë, që është për të renë revolucionare e lufton për të. Shkrimtar (dijetar) përparimtar. Forcat përparimtare.
- 2. Që lidhet me përparimin politik, ekonomik e kulturor të gjithë shoqërisë, që ndihmon zhvillimin e mëtejshëm të gjithë popullit; që ka tipare të tilla. Mendime (ide) përparimtare. Parime (tradita) përparimtare. Me përmbajtje përparimtare.
- 3. si em. ~E, ~JA. Diçka që lidhet me përparimin politik, shoqëror e ekonomik të shoqërisë, diçka që përpiqet dhe lufton për zhvillimin e mëtejshëm të vendit e të popullit.