PËRPARMË mb.

  • Që është i vendosur në ballë të diçkaje; që gjendet përpara; kund. i pasmë; i prapmë. Këmbët e përparme. Rrotat e përparme. Pjesa e përparme e diçkaje.
  • Nyjë e përparme gjuh. nyjë që vihet përpara një emri për të formuar trajtën e rasës gjinore; nyja që hyn në ndërtimin e një tipi të pasur mbiemrash të shqipes, në ndërtimin e përemrave dëftorë, lidhorë e të pakufishëm, në ndërtimin e numërorëve rreshtorë e të disa emtave femërorë e asnjanës. E ardhmja e përparme gjuh. kohë e mënyrës dëftore të foljes, e cila tregon një veprim ose gjendje që pritet të kryhet ose të vijë në të ardhmen para një veprimi ose një gjendjeje tjetër (p.sh. Ai do të jetë kthyer nga puna kur të vini ju). Zanore e përparme gjuh. zanore që nyjëtohet në pjesën e përparme të gojës.