përparoj
PËRPAROJ jokal.
- 1. Lëviz në drejtimin përballë meje, eci a iki përpara.
- 2. usht. E thyej armikun dhe e zmbraps, duke pushtuar tokat që ishin më përpara në duart e tij; çaj përpara duke luftuar në një front të caktuar. Divizioni përparoi drejt veriut. Përparuan dyzet kilometra. Përparuan me shpejtësi.
- 3. Zhvilloj më tej aftësitë e mia, përsos mjeshtërinë dhe arrij përfundime të mira në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore etj.; shkoj më përpara nga ana politike, ekonomike, kulturore etj., kaloj nga një shkallë më e ulët në një shkallë më të lartë zhvillimi, qytetërimi etj.; vet. veta III zhvillohet më shumë, përsoset më tej, rritet cilësia e diçkaje, përmirësohet më tej. Ka përparuar mjaft në punë. Përparon bujqësia. Përparon shkenca. Vendi ynë ka përparuar në bujqësi (në industri, në mjekësi).
- 4. Zgjeroj dijet dhe njohuritë e mia duke mësuar në shkollë etj.; arrij përfundime të mira në mësime. Ka përparuar në matematikë (në gjuhë, në kimi).
- 5. vet. veta III. Përhapet gjithnjë e më shumë diçka, bëhet më e rrezikshme. Kishte përparuar sëmundja.