përpiloj
PËRPILOJ kal.
- 1. Hartoj diçka duke mbledhur të dhëna e materiale të ndryshme; shkruaj a bëj një listë, një shkresë etj. Përpiloi listën e të ftuarve. Përpiloi një shkresë. Përpiloi një pasqyrë statistikore (një plan pune).
- 2. Punoj për një kohë të gjatë për të hartuar një vepër, duke u mbështetur në të dhëna e materiale, si edhe në studime e arritje të mëparshme në një fushë të caktuar; hartoj. Përpiloi një gramatikë shkollore. Përpiluan hartën gjeologjike.