përpiqem
përpiqem vetv.
- 1. Përplasem me një tjetër ose në një send të fortë; ndeshet një send me një tjetër me forcë, përplaset. Kur vraponin, u përpoqën. U përpoq në një gur (në prog). U përpoqën dy makina (dy vetura). U përpoqën kokë me kokë.
- 2. bised. Takohem me dikë, piqem (zakonisht në rrugë). U përpoq me një shok të fëmijërisë. U përpoqën në rrugë.
- 3. fig. Ndeshem në luftë me dikë, përleshem. U përpoqën me armiqtë. U përpoqën me një patrullë. U përpoqën trup me trup.
- 4. Bëj gjithçka që është e mundur për t'ia dalë në krye një pune ose për të arritur diçka, bëj përpjekje; mundohem, orvatem. Përpiqen të tejkalojnë planin (të përmirësojnë cilësinë). Përpiqet të më ndihmojë. U përpoq të mbante gjakftohtësinë. U përpoq ta shpëtonte. Përpiqet me të gjitha fuqitë. Do të përpiqen me mish e me shpirt. U përpoq t'ia hidhte, por s'ia doli dot.
- 5. vet. veta III. Bie në kundërshtim me një tjetër, ndeshet një mendim a një pikëpamje me një tjetër; përplaset. Mendimet e tyre përpiqen.
- 6. Sillem e rrotullohem sa nga njëri krah në tjetrin për të gjetur prehje a qetësi nga dhembjet, nga diçka që më mundon etj.; përpëlitem. Përpiqej nga dhembjet. Përpiqej si pulë e therur. Është përpjekur fëmija gjithë natën.
- Përpiqej (bënte) si zorra (si veza) në prush shih te PRUSH,~I.