PËRPIRËS m.

  • 1. Ai që ha shumë dhe shpejt, ai që përpin çdo gjë që t'i vësh përpara, llupës.
  • 2. fig. Ai që kërkon të ketë dhe të grumbullojë për vete çdo gjë.
  • 3. krahin. Gropë e fshehtë në tokë, që thith menjëherë ujërat e shiut.
  • 4. si mb. ~, ~E. Që të pushton plotësisht, që të thith tërësisht, që të përpin; që shpreh një ndjenjë të fuqishme dëshire, lakmie etj. Një ankth përpirës. Shikim (vështrim) përpirës.