PËRPLASEM vetv.

  • 1. Ndeshem me vrull e me forcë me dikë a me diçka; vet. veta III përpiqet me një send tjetër të fortë. Përplasem në mur. U përplasën dy makina. U përplas topi në shtyllë. Përplasen valët pas shkëmbinjve. Iu përplas koka në shkallë. Përplasej nëpër gurë.
  • 2. Bie me vrull përdhe a mbi diçka tjetër të fortë. U përplas në tokë (në dysheme).
  • 3. Lëshohem a ulem përnjëherësh në një vend për të pushuar etj., plandosem (kur jam shumë i lodhur, i dëshpëruar etj.). U përplas në kolltuk (në shtrat, në nim).
  • 4. fig. bised. I drejtohem dikujt për ndihmë, shkoj dhe i kërkoj të më mbarojë një punë, i vete të gjej mbështetje. Përplaseshin tek ai të gjithë. Përplasej në seksion për çdo gjë. Ku të përplasem unë tani!
  • 5. vet. veta III fig. Bie në kundërshtim, ndeshet një mendim a pikëpamje me një tjetër; ballafaqohet. Përplasën mendime (parime) të ndryshme.
  • 6. Pës. e PËRPLAS.