përposh
PËRPOSH
I. ndajf.
- 1. Në një vend që gjendet nën dikë a diçka, që ndodhet më ulët në krahasim me dikë a me diçka; poshtë; kund. përsipër. Në një fushë (shteg) aty përposh. Lumi që kalon përposh.
- 2. Në drejtimin nga lart poshtë; poshtë, tatëpjetë; kund. përpjetë. Lëshoi flokët përposh. Zbritëm përposh.
II. parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore, për të treguar një vend më të ulët se një tjetër ose një vend a diçka që ndodhet nën një tjetër; poshtë; kund. përsipër. Përposh malit (kodrës). Përposh shtëpisë. Një dërrasë përposh këmbëve. E futi përposh tryezës.