PËRPUSHEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Gërryen tokën me këmbë për të gjetur ndonjë ushqim, zhgurit (kryesisht për pulën). Përpushet pula në pluhur.
  • 2. Shpreh me lëvizje të ndryshme e të rrëmbyera një shqetësim të brendshëm; hidhem përpjetë nga dhembjet ose nga një ngacmim i papritur; përpëlitem. Përpushej në shtrat (nga dhembjet). Mos u përpush ashtu!
  • 3. Pës. e PËRPUSH.
  • Përpushet (mbeti) si peshku në zall (pa ujë) shih te PESHK,~U.