përqendrim
PËRQENDRIM m.
- 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve PËRQENDROJ, PËRQENDROHEM. Përqendrimi i vëmendjes. Përqendrimi i trupave (i forcave ushtarake). Përqendrimi i pushtetit. Përqendrimi i prodhimit. ek. grumbullimi i shumë mjeteve dhe i forcave prodhuese në një vend për të arritur një prodhimtari më të lartë, duke zbatuar edhe teknikë më të përparuar.
- 2. kim. Sasia e një lënde të shkrirë në një vëllim të caktuar tretësire. Përqendrim normal (i lartë). Llojet e ndryshme të përqendrimit të tretësirave.
- 3. usht. Forca ushtarake dhe mjete luftarake të grumbulluara në një pikë a në një vend. Përqendrime armike.
- 4. Aftësia për të mbajtur të ngulitur vëmendjen a vështrimin diku; aftësia për t'u përqendruar në një punë. Shikonte me përqendrim. Ka mungesë përqendrimi në mësim.
- Kamp (fushë) përqendrimi vend i rrethuar dhe i ruajtur nga forcat e policisë a të ushtrisë, ku mbahen të mbyllur revolucionarët e njerëzit me pikëpamje përparimtare në vendet kapitaliste e revizioniste; vend i rrethuar ku mbaheshin të mbyllur revolucionarët dhe robërit e luftës të kapur nga ushtritë nazifashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore.