PËRQENDROHEM vetv.

  • 1. zakon. Shkojmë për t'u mbledhur a për t'u grumbulluar në një vend; kund. shpërqendrohem. Trupat (forcat) u përqendruan në breg të lumit (rrëzë malit, në qytet).
  • 2. fig. I kushtoj vëmendjen dhe kujdesin kryesor një pune a një drejtimi, ngulit gjithë vëmendjen në një punë a në një drejtim, mbaj të ngulitur vëmendjen vetëm në diçka, aty i vë të gjitha forcat, me atë merrem kryesisht, aty ndalem më shumë. Ishin përqendruar më shumë në mbjelljet. Diskutimi u përqendrua te çështja kryesore (në pikën e dytë).
  • 3. Jam i aftë të mbledh forcat mendore dhe të mbaj të tendosur vëmendjen, përmbledh veten; kund. shpërqendrohem. U përqendrua mirë para se t'i hynte punës (studimit). Nuk përqendrohet dot. Përqendrohu këtu!
  • 4. Pës. e PËRQENDROJ.