PËRQENDROJ kal.

  • 1. Grumbulloj në një pikë a në një vend njerëz, sende etj. për një qëllim të caktuar, mbledh në një vend, bashkoj në një pikë; kund. shpërqendroj. Përqendruan ushtrinë (trupat, forcat vullnetare). Përqendroi kapitalet. I përqendroi në një pikë (në një vend).
  • 2. Drejtoj e ngulit në një vend ose në një anë (për shikimin etj.); mbledh e drejtoj diku për një qëllim të caktuar, e ngulit në një gjë a në një pikë (për forcat, vëmendjen, veprimet, goditjet etj.). Përqendroi shikimin (vështrimin, sytë) te skena. Përqendroj vëmendjen. Përqendroj forcat. Përqendroj mendimet. E përqendruan zjarrin mbi bunkerin e fashistëve.
  • 3. Bashkoj në një qendër drejtuese, krijoj një qendër drejtuese të vetme. Përqendroi pushtetin krijoi një pushtet qendror; mori në dorë vetë frenat e sundimit pa e ndarë këtë me të tjerë. Përqendroi fuqinë (drejtimin).