përqendruar
PËRQENDRUAR mb.
- 1. Që është mbledhur a është grumbulluar në një vend; që është drejtuar dhe godet në një pikë të caktuar. Zjarr i përqendruar. Goditje me forca të përqendruara.
- 2. Që është drejtuar e ngulitur në një vend a në një pikë (për vëmendjen etj.); që ka përqendruar vëmendjen e kujdesin në një punë. Nxënës i përqendruar. Me vështrim të përqendruar. Me mendje të përqendruar.
- Aksion me goditje të përqendruar shih te GODITJ/E,~A I 1.