PËRQINDJE f.

  • 1. Një e njëqindta pjesë e një numri,i cili merret si një e tërë (shënohet me shenjën %). Llogaritet (vlerësohet) me përqindje.
  • 2. Pjesa e një të tëre,e llogaritur mbi bazën e ndarjes së saj në njëqind njësi;sasia e diçkaje për çdo njëqind njësi. Përqindja e lindjeve.Përqindja e kalimit të nxënësve. Përqindja e realizimit të planit.
  • 3. Të ardhurat që merren për çdo njëqind njësi monetare (zakonisht kur vihen të hollat në bankë a në arkën e kursimit).Përqindja bankare. Përqindje e lartë.Librezë kursimi me përqindje.
  • 4. Shpërblimi për punën e kryer,i llogaritur sipas të ardhurave ose sipas xhiros në të holla.Punon me përqindje.