përqok
PËRQOK kal.
- 1. Mbledh kokërr për kokërr pemët që kanë rënë në tokë. Përqokin ullinjtë.
- 2. vet. veta III. Merr me sqep, çukit, quk. Zogjtë përqoknin thërrimet e bukës.
- 3. Nduk; pickoj. Ia përqoku shtatin.
- 4. fig. Mbledh pak nga pak e me kujdes të dhëna a njohuri të ndryshme e të shpërndara andej-këtej, qëmtoj; vjel. Përqok fjalët e rralla nga përrallat popullore.