përrua m.

  1. Rrjedhë uji më e vogël se lumi, që zbret nga malet, zakonisht me rrëmbim dhe derdhet në një lumë a në një liqen; shtrati i kësaj rrjedhe, me ujë a pa ujë. Përrua i rrëmbyer. Përrua i thellë. Përrua i thatë përrua që ka ujë zakonisht vetëm kur bie shi. Shtrati i përroit. Vërshimi i përrenjve në pranverë. Kaluan nëpër një përrua.
  2. fig. Sasi e madhe e diçkaje; diçka që vjen me shumicë e me rrëmbim. Përrua gjaku. Përrenj fjalësh. libr. Një përrua njerëzish.
  • Lumë a përrua shih te LUM/Ë,~I. E hodhi përruan (lumin, vaun, hendekun) shih te HEDH 2. Zuri përruan (ledhin) keq. shih te ZË. Iu bë gjol e përrua shih te GJOL,~I.