PËRSËRITËS m.

  • 1. Ai që thotë a që bën edhe një herë ato që ka thënë ose që ka bërë më parë; ai që e thotë ose e bën diçka më shumë se një herë. Përsëritës i gjërave të ditura.
  • 2. Nxënësi a studenti që përsërit klasën ose vitin shkollor; mbetës. S'kemi përsëritës në klasë.
  • 3. drejt. Ai që e bën rishtas fajin e mëparshëm ose një faj tjetër, recidivist. Dënimi i një përsëritësi.
  • 4. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Nxënës përsëritës.