PËRSËRITJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRSËRIT, PËRSËRITET. Përsëritja e lëndës. Përsëritja e një kërkese.
  • 2. Diçka që përsëritet disa herë. Përsëritje të mërzitshme (të kota). Me shumë përsëritje.
  • 3. Mësim që bëhet duke përsëritur lëndën ose një pjesë të saj, për të ngulitur më mirë njohuritë e fituara më parë. Përsëritje përfundimtare (vjetore). Orët e përsëritjes.
  • 4. let. Figurë stilistike që krijohet duke përdorur disa herë me radhë të njëjtën fjalë ose frazë për të shprehur diçka me forcë të veçantë (p.sh. Krujë o qytet i bekuar / Prite, prite Skënderbenë.).