përshkëndit
PËRSHKËNDIT kal.
- 1. Shpërndaj andej e këtej, përhap në vende e në drejtime të ndryshme; i detyroj njerëzit a kafshët të ikin në vende të ndryshme e të humbasin lidhjet; përshkoq; vërvit, hedh tej me vrull. I përshkënditi lufta. I përshkënditi bisha bagëtitë. I trembi zogjtë dhe i përshkënditi. Era përshkëndit gjethet e thata.
- 2. Përpush urët ose zjarrin; bëj që të nxjerrë shkëndija.
- 3. fig. E bëj që të shndritë, i jap shkëlqim; bëj që të duket sikur lëshon shkëndija. Dielli përshkëndit xhamat e dritareve. Përshkënditi sytë nga inati.
- 4. jokal. Shkëlqen, flakëron. Përshkënditin rrezet e diellit.