PËRSHKËNDITEM vetv.

  • 1. kryes. Shpërndahemi andej e këtej, përhapemi në vende e në drejtime të ndryshme; ndahemi nga njëri-tjetri, shkojmë në vende të ndryshme e humbasim lidhjet; përshkoqem; vet. veta III përndahet andej e këtej (i shtyrë nga era etj.). Janë përshkënditur në të katër anët e botës. U përshkënditën si zogjtë. Gjethet përshkënditeshin nëpër pyll.
  • 2. vet. veta III. Lëshon shkëndija (zjarri etj.). Përshkënditet zjarri.
  • 3. vet. veta III. Lëshon herë pas here një dritë që të vret sytë; shkëlqen fort sikur lëshon shkëndija; vezullon. Përshkënditej qielli. Përshkënditej deti. I përshkënditeshin sytë.
  • 4. Pës. e PËRSHKËNDIT.