përshpejtuar
PËRSHPEJTUAR mb.
- 1. Që është zhvilluar më shpejt ose brenda një kohe më të shkurtër, që ka ecur me një shpejtësi më të madhe se ajo që kishte më parë. Ritmi i përshpejtuar i ngjarjeve (i historisë).
- 2. fiz. Që ka fituar një shpejtësi më të madhe se ajo që ka pasur, që është përshpejtuar. Grimca (jone) të përshpejtuara.