përshtatem
PËRSHTATEM vetv.
- 1. Mësohem të jetoj e të veproj në kushte të tjera, pajtohem me një gjendje tjetër të re. U përshtatet rrethanave. Iu përshtat kohës. I përshtatet mjedisit. Organizmi u përshtatet kushteve të reja.
- 2. vet. veta III. Përputhet me dikë a me diçka; i vete mirë diçkaje; pajtohet me të. Metodë që i përshtatet stadit të zhvillimit ekonomik. Nuk i përshtatet nivelit teknik.
- 3. vet. veta III gjuh. Shkon në numër, gjini e rasë me emrin me të cilin lidhet (për mbiemrin e përemrin, p.sh. shtëpi e re, punëtorit të dalluar, kjo sulmuese, atyre punëtorëve); shkon në numër e në vetë me fjalën me të cilën lidhet (për foljen, p.sh. Ai punon. Nxënësit studiojnë.).
- 4. Pës. e PËRSHTAT.